Dedaj kritikë për rritjen e pagave, ankohet se atij nuk i është rritur paga

Mos i humb

Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ani pse është pjesë e kabinetit qeveritar të cilin e kryeson kryeministri Ramush Haradinaj, po e kritikon shefin e tij për vendimin e rritjes së pagave, ai këtë vendim të tij po e quan si të nxituar.

Dedaj ka drejtuar akuza për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, nga i cili thotë se përfitojnë vetëm ministrat, zëvendëskryeministrat dhe njerëz që janë të afërt me kryeministrin.

Vendimin për rritjen e pagave, Dedaj ka quajtur si të padrejtë dhe diskriminues, duke thënë se me këtë rritje të pagave janë shkelur parimet e barazisë sociale, drejtësisë dhe të të drejtave njerëzore.

Postimi i plotë:

Rritja e pagave,vendim i padrejte dhe i nxituar!

Rritja enorme e pagave nga Qeveria e Kosoves, per nje establishment te caktuar, eshte vendim i padrejte, diskriminues dhe i nxituar.

Pagat jane rritur vetem per kryeminstrin,zevendeskryemimistrat dhe ministrat si dhe per disa pjesetare te qeverise, njerz te aferet me kryeministrin, zevendeskryeministrat dhe mimistrat, te cilet ose jane famljare ose bashkepartiak te tyre .

Me kete rritje klanore, jane shkelur parimet e barazise sociale, drejtesise dhe te te drejtave njerzore./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit