Diplomaci e ngarkuar do të jetë për grekët këtë verë. Kryeministri Aleksis Tsipras lajmëroi zhvillime në lidhje me marrëveshjen për detin me Shqipërinë, shkak për të cilin ai tha se anëtarët e kabinetit qeveritar nuk do të shkojë as me pushim.
Ministri i Jashtëm grek nga Moska në një deklaratë për mediat ka bërë të qartë se dikasteri i tij nuk do të shkojë me pushime këto muaj. Kjo dhe për faktin se është ende në pritje, takimi i dy kryeministrave Rama dhe Tsipras, të cilët shkurtin e kaluar ranë dakord për të vazhduar negociatat dhe për të mbyllur çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.
Kreu i Diplomacisë greke ka premtuar se brenda verës do të zgjidhë edhe çështjen e ligjit të luftës, një proces që sipas tij nuk ka të bëjë aspak me çështjen çame, por vetëm me rikthimin apo dëmshpërblimin e pasurive të cilët u gjendën në sekuestro pas luftës.
Mediat greke theksojnë se me ato çka janë publikuar deri tani pala greke pranon se në marrëveshjen e 2009 përcaktimi i ZEE ishte bërë me mënyrë të gabuar, ndërsa pala shqiptare pranon edhe ajo gjithashtu se ishujt e vegjël mbi Korfuz luajnë një rol të plote në përcaktimin e kufirit detar.
Sipas Kotzias shumë shpejt do të zgjidhen të dhjetë pikat e shportës së çështjeve me Shqipërinë, probleme qe dy vendet kanë trashëguar 70 deri 100 vitet e fundit.
“Janë probleme – ka thënë ai- të cilat nuk u krijuan dhe nuk u zgjidhën gjatë Luftës së Ftohte siç ndodhi në shumë shtete të Europës, pasi përsa i përket Shqipërisë për gati 50 vjet ndodhej nën regjimin e Enver Hoxhës, ku kjo gjë ishte e pamundur.
Top Channel