Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar nënshkrimin e marrëveshjes së emrit ndërmejt Maqedonisë dhe Greqisë e cila u nënshkrua gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social Twiter, Thaçi ka përshëndetur arritjen e Maqedonisë për nënshkrimin e marrjeshjes së emrit duke theksuar se integrimi euro-atlantik për Maqedonin është i mirë për Kosovën
Postimi i plotë:
“Në emër të Kosovës, unë ngrohtësisht e përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes së emrit. Kontribut i madh i paqes në rajonin tonë nga Tsipras e Zaev dhe ministrat e Jashtëm Kotzias e Dimitrov dhe i dërguari i OKB-së, Nimetz. Integrimi euro-atlantik për Maqedoninë është i mirë për Kosovën!”, ka shkruar Thaçi në Twiter./Kosova Post/


