Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni

Mos i humb

 

Rritet në 4 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit prej 6,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit, i cili goditi dje Japoninë.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, me nxjerrjen e kufomës së një personi tjetër në qytetin Takatsuki në perëndim të shtetit, numri i të vdekurve është rritur në 4. Si pasojë e tërmetit janë plagosur të paktën 380 persona.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, në një deklaratë tha se qeveria po bën gjithçka që është e mundur për shërimin e plagëve pas tërmetit dhe se ministritë përkatëse kanë marrë masat e nevojshme.

Më parë ishte bërë e ditur se tre personat e identifikuar që kanë humbur jetën janë një vajzë 9 vjeçare dhe dy burra të moshës rreth 80 vjeçare.

Tërmeti prej 6.1 ballë i cili ndodhi në afërsi të Osaka-s shkaktoi zjarre në shumë ndërtesa, çarje nëpër rrugë dhe dëmtimin e linjave kryesore të ujit.

Pas tërmetit u pezullua qarkullimi i trenave dhe fluturimet e avionëve. Ndërkaq bëhet e ditur se nuk ka ndonjë dëm në centralet bërthamore Mihama, Takahama dhe Ohi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit