Presidenti i NATO- s: Europa nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Mos i humb

Transportimi i FSK-së në ushtri të Kosovës mund të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese, kështu është shprehur Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO- s, Paolo Alli, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Sipas tij, prezenca e NATO-s kontribuon në stabilitetin e rajonit.

“Çdo gjë merr kohë, por mendoj se prezenca jonë është që të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. NATO konsideron se transformimi duhet të ndodhë në respektimin e kushtetueses dhe gjithashtu mendojmë se mënyra me e mirë është reforma kushtetuese. NATO është këtu dhe do të jetë këtu”.

Presidenti Alli shtoi se Evropa nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor.

“Jam këtu që të them se asambleja jonë është shumë e afërt me Kosovën mendojmë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Evropa nuk do të jetë e kompletuar nëse nuk është edhe Ballkani Perëndimor. Shohim progres në këtë aspekt, ka edhe shumë gjëra për të bërë. Besojmë se lidershipi juaj është i fortë dhe do të jeni të suksesshëm në këtë proces”, ka thënë Alli.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se ndjehet i gëzuar ardhjes së kryetarit të Asamblesë Parlamentare.

“Në NATO e shoh sigurinë e përjetshme, paqen dhe i gëzohemi bashkëpunimit dhe ardhjes së kryetarit të Asamblesë Parlamentare. E mirëpresim praninë e KFOR-it, NATO-s në Kosovë, është prezencë që është e respektuar nga qytetarët. Ne do të bëjmë më të mirën tonë”, tha Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit