Lirohet anëtari i LDK-së që u burgos në Kralevë

Mos i humb

Fahri Jusufi, shtetas kosovar, ishte arrestuar të dielën, më 24 qershor të këtij viti. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme i kishin thënë Metros që rasti i Jusufit ka të bëjë me një ngjarje të vitit 1988.
 Më konkretisht, Jusufi ishte përfshirë në një përleshje me një shqiptar tjetër që kishte përfunduar i plagosur.  Për këtë vepër, Jusufi kishte përfunduar në burg.

Mirëpo, mbi bazën e ankesës së të dëmtuarit, Gjykata e Kralevës më 2016 kishte aktivizuar fletarrestin për shtetasin kosovar që vjen nga Mitrovica. Si pasojë edhe arrestimi i tij ku u mbajt si i burgosur që nga 24 qershori i këtij viti, shkruan gazetametro. Por, Serbia më në fund ka vendosur ta lirojë nga burgu anëtarin e LDK-së. Këtë e ka konfirmuar për gazetën Metro vetë familja e Fahri Jusufit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit