Zaev në Bruksel: Presim që zyrtarisht të marrim ftesën për anëtarësim në NATO

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar, takoi të premten në Bruksel, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit që u mbajt në selinë e re të NATO-s, kryeministri Zaev dhe Stoltenberg, mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat në të cilën Zaev shprehu mirënjohjen e tij, pasi siç tha, në takimin e saj të radhës më 11 korrik, aleanca Veri-Atlantike do të aktivizojë ftesën e hapur për Republikën e Maqedonisë për anëtarësim.

“Presim që edhe zyrtarisht të marrim ftesën për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s. Presim, që bashkë me miqtë tanë, të marrin pjesë në ceremoninë në të cilën flamuri i Republikës së Maqedonisë do të zërë vend në mesin e vendeve anëtare të Aleancës. Këtë ngjarje jemi dukke e pritur me padurim që nga viti 2008, atëherë kur u konstatua se vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe se ka arritur standardet e Aleancës, kështu që është bërë e barabartë me të barabartët”, tha kryeministri Zaev, i cituar në një kumtesë të qeverisë, për të shtuar se Maqedonia tashmë ka krijuar raporte miqësore me fqinjët e saj, Greqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli për hapat, të cilat Maqedonia duhet t’i ndjekë për t’u anëtarësuar në NATO.

Sipas tij, në Samitin i cili më 11 dhe 12 korrik do të mbahet në Bruksel, Maqedonia do të marrë ftesë për fillimin e negociatave për inkuadrim, një kusht të cilin e kanë kaluar të gjitha vendet-anëtare, megjithatë shtoi se disa muaj do të ketë negociata për inkuadrim të cilat do të varen nga finalizimi i proceseve të brendshme në Maqedoni.

Pas përfundimit të negociatave për inkuadrim, tha sekretari i NATO-s, do të nënshkruhet Protokoll për inkuadrim i cili pastaj duhet të ratifikohet nga Parlamentet e të gjithë vendeve-anëtare të NATO-s. Ky proces i ratifikimit është ai i cili merr më shumë kohë”, ka thënë Stoltenberg, i cili ka dhënë një mundësi të përshpejtimit, që do të varet nga përfundimi i procedurave të Marrëveshjes me Greqinë.

“Kjo do të thotë se ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë duhet të bëhen dhe pastaj mundemi ta ftojmë vendin që të inkuadrohet me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Me të vërtetë shpresoj se populli në vendin tuaj nuk do ta lëshojë këtë rast, ky është rast historik”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit