Edirneja, stacion i domosdoshëm i bletarëve migratorë

Mos i humb

Qyteti i Edirnes në veriperëndim të Turqisë është njëri prej stacioneve kryesorë të domosdoshëm për bletarët migratorë, të cilët prodhojnë mjaltë të luleve dhe të gjineshtrës.

Dhjetra bletarë migratorë të cilët shkojnë në Edirne për mjaltën e gjineshtrës dhe të lulediellit, punën e fillojnë në muajin mars dhe e përfundojnë në fund të muajit shtator.

Bletarët e rajonit pas përfundimit të prodhimit të mjaltës së gjineshtrës, kosheret i kthejnë kah fushat e lulediellit. Bletarët vendosen pranë fushave të lulediellit dhe presin që bletët të bëjnë mjaltë të luleve.

Edirneja, stacion i domosdoshëm i bletarëve migratorë
Qyteti i Edirnes në veriperëndim të Turqisë është njëri prej stacioneve kryesorë të domosdoshëm për bletarët migratorë, të cilët prodhojnë mjaltë të luleve dhe të gjineshtrës.Bletarët migratorë, të cilët gjysmën e vitit e kalojnë larg shtëpive të tyre duke pritur prodhimin e mjaltës nga bletët, rajonet i zgjedhin në bazë të llojit të mjaltës që do të prodhojnë.

Në mesin e gumëzhimave, ata presin mbushjen e huallëve nga bletat të cilët bartin nëpër koshere ekstraktet e mbledhura nga luledielli.

92 bletarë nga qytete të ndryshme të Turqisë si Stambolli, Bartın, Rize, Çanakkale, Balıkesir, İzmir, Muğla, Aydın dhe Ordu janë duke i kryer aktivitetet e tyre të bletarisë në Edirne.

Më shumë se gjysma e bletarëve që shkojnë në Edirne janë nga qyteti Balıkesir

Njëri prej bletarëve migratorë është edhe Özcan Şener nga qyteti Balıkesir. Ai në muajin mars është larguar i vetëm nga qarku Edremit së bashku me 250 koshere të tij dhe për gjashtë muaj larg shtëpisë merret me bletari për të siguruar jetesën.

Tanimë 20 vite, Şener gjysmën e vitit e kalon në mërgim. Duke folur për A), ai tha se po bëjnë një punë të vështirë, por që dikush duhet të merret me prodhimin e mjaltës.

“Në muajin mars kam ngarkuar në kamion 250 koshere dhe jam nisur nga Altınoluk (në qarkun Edremit). Kemi prodhuar nga gjineshtra, kurse tani është radha te mjalta e lulediellit. Në fund të muajit shtator pisha fillon të japë mjaltë, e atëherë kthehem në qytetin tim. Kur të hyjmë në dimër edhe bletat, edhe unë do të hyjmë në pushim. Gjatë sezonit prodhoj rreth 14 tonë mjaltë dhe ato ua shesim kompanive korporative. E kemi një punë të vështirë. Jetoj i vetëm në barakë, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, tregon Şener./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit