Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur qështjen e sigurisë së puntorëve në vendet e punës meqenëse pasiguria në vendet e punës ka sjellur pasoja të mëdha, shumë herë edhe duke përfunduar më fatalitet, me theks të vaçantë në ndërtimtari.
Çdo humbje e puntorëve e cila ndodh në vendet e punës mund të quhet tragjedi kombetare, kështu tha Fatmire Mullhagja-Kollqaku deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvndosje në një konferencë për media.
Sipas saj kohët e fundit numri i aksidenteve në vendet e punë është rritur në mas të madhe, kjo si pasojë e lënjës pas dorë nga ana e punëdhënësve dhe ministrisë të cilët nuk po merren aspakë me qështjen në fjalë ku gjithashtu ajo i bënë thirrje të gjithë organeve kompetente të angazhohen në këtë drejtim.
“Kush është sot përgjegjës për vdekjen në punë duke filluar nga ministria e deri tek punëdhënësi. Puntorët as nuk e kanë sigurimin shëndetësor, kjo e rrit numrin dhe rrezikun në vendet e punës.Në një shtet demokratik duhet të ekzistojë sigurimi shëndetësor, gjë të cilën Kosova nuk e ka.Ne mendojm qe kemi nevojë edhe më shumë të angazhohemi ne këtë drejtim , mos te harrohet qytetari mos te harrohet puntori. Ministria direkt duhet ta merr përgjegjësinë. Ne i ftohme të gjthë akterët relevant të angazhohen në këtë drejtim ta parandalojm trendin e rritjes së aksidenteve. Ne kërkojmë që punëdhënsi t’i zbatoj dispozitat e paramapme”,u shpreh Kollqaku.
Kollqaku bëri të ditur që për temën në fjalë do të angazhohen edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Kosova Post/


