Minatorët: Kjo që po ndodh sot me Trepçën turp për Qeverinë, nuk lejojmë humbjen e Trepçës!

Mos i humb

Minatorët e Trepçës po protesotojnë para Kuvendit duke kërkuar kështu të drejtat e tyre si minatorë me theks kërkojnë që asetet e Trepçës të mos kalojnë në AKP. Minatorët kërkojnë nga Qeveria që ta mbrojnë Trepçën dhe të përmbushin premtimet përndryshe protesta do të vazhdojë mandje edhe me grevën e urisë të mbyllur në galeri të minierave.

Kështu minatorët kërkojnë decidivisht që miniera e Artanës e Kishnicës dhe ato të Veriut të mos kalojnë në AKP.

Kryetari i BSPK, Avni Ajdini shprehet tejet i shqetësuar me faktin se për të mbrojtur Trepçën dhe të drejtat e minatorëve na erdhi puna të protestojmë.

“ Kjo që po ndodh sot më Trepçën është turp për Qeverinë e Kosovës. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë dhe nuk do të lëshojmë pe që ta humbim Trepçën” tha Ajdini duke shtuar se këtu jemi sot për t’i dhënë mesazh Qeverisë që të marr një hap të guximshëm e të zgjidh qështjen e Trepçës dhe problemet e minatorëve.

“ Ne sot këtu jemi për t’i dhënë mesazh Qeverisë së Kosovës, që të marr një hapë të guximshëm dhe të zgjidh problemet tona, sepse janë zotuar gjatë fushatave për njohjen e penzinit 7% për minatorër, përvoja e punës për të arritur skemën pensionale, njohja e stazhit  89-99. Nëse këto nuk përmbushen ne do të vazhdojmë me protesta”, tha kryetari Ajdini.

Ndërkohë që edhe kryetari i sindikatës së minatorëve adreson kritika ndaj Qeverisë për mospërmbushjen e obligimeve ndaj minatorëve ndërsa kërkon moskalimin e aseteve të Trepçës në AKP./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit