Lançohet platforma e Prokurimit Publik të Hapur dhe Transparent

Mos i humb

USAID në bashkëpunim me organizatën joqeveritare FOL kanë lançuar platformën  “Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”.

Krijimi i këtij portali të hapur për transparencë në prokurim, shërben si bazë e të dhënave e cila mbledh informata nga platforma e prokurimit elektronik e Kosovës dhe ia ofron ato të dispoueshme publikut në një mënyrë lehtësisht të përdorueshme.

Zv/ambasadorja amerikane në Kosovë, Colleen Hylande, vlerësoi se prokurimi publik është njëfushë që ka nevojë urgjente për rritje të transparencës, kjo ngaqë sipas saj Kosova dhe shtetasit e saj meritojnë të dijnë se çfarë bëhet me taksat e tyre.

Kryetari i KRPP-së, Safet Hoxha  ka thene se institucioni që ai udhëheq po mundohet të rrisë transparencën, ndonëse ka pranuar se fusha e prokurimit publik është sfidë për institucionet e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se në këtë aspekt arritja më e madhe e qeverive të Kosovës është platforma e e-prokurorimit, që është bërë në kohën e Qeverisë Mustafa./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit