Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr sot pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga Kryeministrja Theresa May. Në ketë takim Haradinaj ka treguar të arriturat e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova është vend i mundësive për invesitorë të huaj.
Postimi i tij i plotë:
Sot po marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga Kryeministrja Theresa May dhe në mesin e shumë liderëve europian.
Në sesionin e parë, ku fokus ishte tema ekonomike, përmenda të arriturat tona në këtë fushë, investime infrastrukturore dhe ligjore që kemi bërë, zonat ekonomike dhe projektet kyçe që na lidhin me vendet e rajonit dhe Europën, si dëshmi e mirë që Kosova po ecë përpara dhe ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.
Procesi i Berlinit i ka hapur rrugë stabilitetit ekonomik dhe politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është e përkushtuar që rrugën e saj, ta vazhdojë në frymën e bashkëpunimit regjional dhe mbi vlerat euro-atlantike!

/Kosova Post/


