Planifikimi familjarë, fuqizim për gruan dhe reduktim i varfërisë

Mos i humb

Planifikimi familjar nuk është vetëm çështje e të drejtave të njeriut, gjithashtu është thelbësore për fuqizimin e grave, reduktimin e varfërisë dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) – Zyra në Kosovë, bashkë me Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP).

Me rastin e 11 korrikut, Ditës Botërore të Popullsisë, në projektin “Planifikimi familjar është e drejta njerëzore” UNFPA theksoi mbështetje të vazhdueshme në planfikimin familjar në vendet në zhvillim duke siguruar një furnizim të besueshëm dhe një sërë kontraceptivësh modern, forcimin e sistemeve shëndetësore kombëtare dhe promovimin e barazisë gjinore.

Ulrika Richardson, koordinatore e UNFPA dhe koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara theksoi mbështetje për planifikimin familjarë, pasi që siç tha ajo përdorimi i kontraceptivëve në Kosovë është i ulët.

“Besoj se kjo është një pikënisje e domosdoshme e planifikimit familjar dhe gjithashtu para 25 vite në këtë pikënisje të popullatës, politikat e zhvillimit duhet të jenë në formimin e popullatës. Objektivat kryesore janë shëndeti dhe e drejta seksuale riprodhuese.Kemi mjaft shumë përvoja ndërkombëtarë se planfikimi familjar që çdo fëmijë të jetë i dëshiruar, kjo ndihmon qe të kemi qasjen e të drejtave të punësimit, ngritjen e të drejtave për një jetë me dinjitoze. Ministria e shëndetësisë kërkon prokurorim për kontraceptivë me të mirë dhe për këtë UNFPA do të mbështes dhe do të jap një kontribut të konsiderueshëm sa i përket të drejtave njerëzore në planifikimin e familjes”, ka thënë Richardson duke bërë të ditur se përdorimi i kontraceptivëve në Kosovë është mjaft i ulët, prandaj duhet të merren masa që çdo femër duhet të bëjë planifikim familjarë.

Ndërsa, Avokati i popullit Hilmi Jashari tha se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit kemi një demokraci të re dhe pozitive.

“Kushtetuta e vendit ka përcaktuar një mënyrë e të jetuarit, por jo shpesh na ndodhë që ne këto të zbatohen në praktik si qytetarë të vendit. Është një hulumtim i thelluar i çështjes se riprodhimit të cilat iu janë adresua institucioneve publike. Këto rekomandime te zbatohen dhe të lehtësohen, sidoqoftë kemi një demokraci të re dhe raste pozitive që i kanë dal ndesh avokatit të popullit siç është Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit”, ka thënë Jashari.

Kurse, Rrustem Musa, zëvendësministër i Shëndetësisë tha se ende duhet të angazhohemi në planifikimin familjarë, pasi është e drejtë njerëzore dhe duhet të punohet në këtë drejtim.

“Prezenca jonë tregon se ministria e shëndetësisë e mbështet duke ofruar bashkëpunim për planifikm familjar si të drejtë njerëzore. Qëllimi i kësaj tryezë është vazhdimi i avokimit në fokus të veçantë të drejtave dhe përmbushjen e barnave kontraceptive për planifikim familjarë.Ne kemi akoma për të bërë dhe duhet të angazhohemi ende në këtë drejtim, e drejta e reprodhimit seksual është e drejtë njerëzore”, u shpreh Musa.

Mexhide Mjaku-Topalli, Udhëheqëse e Grupit të Grave të Kuvendit të Kosovës u shpreh se kjo temë ka qenë e frytshme dhe se ka pasur rekomandime të mëhershme, prandaj siç tha ajo femra duhet të dijë se si të planifikojë familjen e saj.

“Ne kemi pasur takime të mëhershme e diskutimit për këtë temë i cili ka qenë i frytshëm dhe që ka pasur rekomandime të cilat do të jenë udhërrëfyes dhe përgjegjësin për plotësim ndryshim në ligje të reja.Është e drejtë e femrave të dijë se si të planifikojë familjen e saj”, tha Topalli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit