Merkel mbron pavarësinë e Gjermanisë

Mos i humb

 

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Gjermanisë pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump i cili sugjeroi se Berlini vepron nën ndikimin e Rusisë.

Me rastin e mbërritjes në Samitin e NATO-s në Bruksel, Merkel ka theksuar se është rritur në pjesën komuniste të Gjermanisë Lindore.

“Kam përvojën personale nga pjesa gjermane që ishte nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik dhe sot jam shumë e lumtur që jemi bashkuar të lirë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe kështu mund të them se ne përcaktojmë politikat tona personale dhe marrim vendimet personale, që është shumë mirë”, ka thënë Merkel.

Më herët Trump, lidhur me marrëveshjen e re të shpërndarjes të sasive më të mëdha të gazit rus në Gjermani, tha se “Gjermania duhet të shqetësohet, sikur unë, sepse është ‘rob’ i Rusisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit