Presidenti Thaçi dekoroi drejtorin e USAID-it, James Hope me “Medaljen e Pavarësisë”

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot Drejtorin e USAID-it, James Hope me medaljen e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Thaçi me këtë rast ka vlerësuar lartë rolin e USAID në Kosovë në kohë të vështira dhe në rrugën e shtetndërtimit.

“Nuk ka qytetarë ne Kosovë që nuk e njeh USAID-in, i cili ka ndihmuar Kosovën në ditët e vështira, por edhe pas. Pa ndihmën e tyre,  Kosova nuk do të kishte suksesin që ka sot, andaj sot me prezencën e ambasadorit Delawie, jam i lumtur që kam këtu pranë drejtorin i cili po e lë Kosovën pas 4 vitesh. I shpreh falënderimet e mia dhe të qytetarëve të Kosovës, prandaj për angazhimin e tij në shtetndërtimin e Kosovës dhe institucioneve demokratike i ndaj  Medaljen e 10 vjetorit të Pavarësisë”,  tha Thaçi.

Kurse drejtori i USAID James Hope, ka falënderuar për medaljen dhe përkrahjen që kishte gjatë mandatit në Kosovë. Ai është shprehur optimist se Kosova ka rrugë të ndritur evropiane.

“Jam i nderuar dhe privilegjuar për medaljen, jam gati ta lë Kosovën brenda dy ditësh. Falënderoj partnerët që patën besimin tek ne. Ka qenë një përparim i dukshëm në Kosovë. I inkurajoj edhe me tutje marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së . USAID do ta ndihmoj Kosovën në rrugën e BE-së, dhe jam optimist për një të ardhme europiane”, tha Hope.

I pranishëm në këtë ceremoni përshëndetse ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë reg Delawie./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit