SHBA, 200 milionë dollarë ndihmë Ukrainës për fushën e sigurisë

Mos i humb

Pentagoni njoftoi të premten se do të sigurojë 200 milionë dollarë (rreth 170.5 milionë euro) Ukrainës për bashkëpunim në fushën e sigurisë, që vendi të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse.

Pentagoni në njoftim ka theksuar se vendimi i administratës së Donald Trumpit ka konfirmuar bashkëpunimin e mirë afatgjatë në fushën e mbrojtjes në mes Washingtonit dhe Kievit.

Me alokimin e fundit financiar, ndihma totale e SHBA-së për sektorin e sigurisë të Ukrainës që nga viti 2014 ka tejkaluar 1 miliard dollarë (rreth 852 milionë euro).

“Fondet shtesë do të sigurojnë pajisje për ofrimin e mbështetjes të programeve stërvitore dhe nevojave operacionele në vijim, përfshirë aftësinë për të përmirësuar komandën dhe kontrollin e Ukrainës, sistemet e informacionit, për komunikim të sigurtë, lëvizshmërinë ushtarake, vëzhgimin në kushte nate dhe ndihmën ushtarake mjekësore”, thotë Pentagoni.

Ndihma vjen në kohën kur janë hapur debatet politike mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, pas takimit të fundit të presidentit të SHBA-së Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin në Helsinki.

Pentagoni ka theksuar se afati kohor për dhënien e ndihmës do të përcaktohet më vonë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit