Ministrja austriake: Marrëveshja ligjore detyruese Serbi- Kosovë, esenciale

Mos i humb

Karin Kneissl, ministre e Austrisë për Europë, Integrime dhe për Punë të Jashtme, ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe për domosdoshmërinë e normalizimit të tyre.

Ajo ka deklaruar se vendet e Bashkimit Europian janë shumë të kujdesshme lidhur me importimin e çështjeve të hapura të anëtarëve të rinj dhe se normalizimi i përgjithshëm ndërmjet Serbisë e Kosovës është esencial për integrimin europian të këtyre dy vendeve.

Shefja e diplomacisë austriake ka vlerësuar për “veçernje novosti” se dy palët, Serbia dhe Kosova, mund ta kthejnë një faqe në marrëdhëniet e veta reciproke me anë të marrëveshjes ligjore detyruese, transmeton Koha.net. Austria udhëheq Presidencën e BE-së deri në fund të vitit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit