Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq ka thënë se BE pret që të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë të zbatohen pa vonesa.
Mirëpo, ajo ka theksuar se themelimi i Asociacionit të komunave serbe merr kohë.
“Kosova ka formuar një ekipit për të hartuar statutin e Asociacionit. Kjo punë është në proces dhe do të marrë kohë”, ka thënë Kocijançiç për “Tanjug”.
‘Tanjug’ thekson se dhjetë ditë para skadimit të datës të cilët autoritetet e Prishtinës e caktuan për hartimin e statutit (4 gusht), Bashkimi Europian pret që të gjitha marrëveshjet e arritura brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të zbatohen pa vonesë.
“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm më të dyja palët në drejtim të të gjitha hapave të nevojshëm për zbatimin e Asociacionit por edhe të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog”, është shprehur zyrtarja e BE-së.
Ajo ka shtuar se presin rezultate dhe nuk duan të merren me spekulime,transmeton lajmi net. Ndërkohë komisioneri për negociata dhe zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se BE pret që marrëveshja për Komunitetin e komunave serbe të zbatohet plotësisht pa vonesë./Kosova Post/


