Kurti në takim me ambasadorin francez: Çdo dialog e marrëveshje matet në Mitrovicë

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe zyrtar nga kjo parti  sot pritën në takim ambasadorin francez në Prishtinë, Didier Chabert.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë- Serbi.

Kurti  siç shkruan në komunikatën e  VV-së, shpjegoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes karshi dialogut të filluar nga presidenti i Kosovës pa mandat nga Kuvendi i Republikës.

“Ne duhet që fillimisht ta shqyrtojmë dialogun gjashtëvjeçar paraprak që ta dimë se çka u bë dhe ku jemi. Pastaj, të përgatitemi mirë: të formulojmë bashkërisht në Kuvend qëllimet tona dhe kërkesat ndaj Serbisë, dhe, të merremi vesh për parimet dhe kornizën e dialogut të ri. Ndërkaq, ekipi negociator me strategji e udhëheqës të vetin vjen vetëm më pas.” – tha kryetari Kurti, duke theksuar se “çdo dialog e marrëveshje matet në Mitrovicë”.

Në fund të takimit palët shprehën interesimin për kontakte dhe takime të vazhdueshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit