![]()
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka realizuar një takim në Washington me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura.
Nga Departamenti i Shtetit njoftuan se në takim u trajtua çështja e Sirisë, ku Pompeo dhe de Mistura ranë dakord që të gjitha palët në vendin e shkatërruar nga lufta “duhej të ecnin përpara në rrugën politike”.
Sipas Departamentit të Shtetit, në takim u pajtuan se “çdo diskutim i rikonstruksionit ishte i nxituar pa një zgjidhje politike që çon në mënyrë të pandryshueshme si në reformën kushtetuese, ashtu edhe në zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
Takimi erdhi mes frikës nga një ofensivë e mundshme nga regjimi sirian i Bashar al-Assadit në Idlib.
“Sekretari Pompeo bëri të qartë se përderisa Shtetet e Bashkuara mbështesin kthimin e refugjatëve në Siri, kjo duhet të ndodhë vetëm kur mjedisi në Siri është mjaft i sigurt dhe me përfshirjen e agjencive relevante të OKB-së”, tha Departmenti i Shtetit.


