![]()
Më pak se dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, ligjvënësit nacionalë dhe rajonalë në Pakistan do të zgjedhin presidentin e ri më 4 shtator, njoftuan sot zyrtarët e zgjedhjeve.
Nominimet për president mund të bëhen deri më 27 gusht, ndërsa lista përfundimtare e kandidatëve do të publikohet më 30 gusht, njoftoi Komisioni Zgjedhor i Pakistanit.
Votimi do të mbahet më 4 shtator në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin Islamabad dhe në katër ndërtesat e kuvendeve të provincave.
Presidenti zgjidhet përmes një votimi të fshehtë nga një kolegj elektoral i përbërë nga anëtarë të Senatit të Pakistanit, Asamblesë Kombëtare, dhe katër kuvendeve të provincave.
Mandati pesëvjeçar i presidentit Mamnoon Hussain, 78 vjeç, do të përfundojë më 9 shtator.


