![]()
Turqia do të ndërmarrë hapa të domosdoshëm kundër atyre që synojnë të dëmtojnë industrinë turke nëpërmjet sulmeve financiare, tha ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.
“Nuk do të lejojmë që industria jonë të ndikohet negativisht nga kjo periudhë”, tha Varank në një deklaratë me shkrim.
Varank theksoi se Turqia do të dalë fitimtare nga sulmet e fundit ekonomike.
“Industrialistët turq qëndrojnë të vendosur së bashku me shtetin e tyre”, shtoi ai.


