![]()
Forcat izraelite kanë arrestuar tre nxënës nga një shkollë e mesme në qytetin Bethlehem të Bregut Perëndimor.
Dëshmitarët okularë për AA thanë se pjestarët e ushtrisë izraelite kishin bastisur shkollën Saad al-Aas në Al-Khader të qytetit Bethlehem, ku ata arrestuan nxënësit.
Para tërheqjes nga zona, pohojnë dëshmitarët trupat e ushtrisë lëshuan disa mjete shpërthyese në shkollë.
Trupat izraelite bastisin shkollat palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar me pretekstin se nxënësit kanë hedhur gurë ndaj kolonëve hebrenj.


