Koreja e Jugut bisedime me SHBA-të për “sanksionet ndaj naftës iraniane”

Mos i humb

 

Koreja e Jugut ka njoftuar se bisedimet me administratën e Washingtonit po vazhdojnë që SHBA-të të lejojnë përjashtimin e saj nga sanksionet e njëanshme kundër naftës iraniane.

Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, mësohet se në një deklaratë nga Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë së Koresë së Jugut theksohet se do të rritet mbështetja financiare për kompanitë e prekura nga sanksionet e njëanshme të SHBA-ve kundrejt Iranit.

Në deklaratë thuhet se janë kryer bisedime me zyrtarët amerikanë për t’u përjashtuar nga sanksionet e njëanshme amerikane të cilat hyjnë në fuqi në muajin nëntor dhe që synojnë të pengojnë tregtinë e naftës me Iranin.

Koreja e Jugut dëshiron të vazhdojë marrëdhëniet tregtare me Iranin 

Ndërsa zv.ministri Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë, Kang Sung-cheon, duke bërë të ditur se dëshirojnë të vazhdojnë marrëdhëniet tregtare me Iranin, u shpreh se “Qeveria e Koresë së Jugut për të minimizuar ndikimin e sanksioneve të Iranit në ekonominë e Koresë dhe për të vazhduar marrëdhëniet tregtare me Iranin do të vazhdojë konsultimet me administratën amerikane që të përjashtohet nga sanksionet ndaj naftës iraniane”.

Kompanitë e naftës në Korenë e Jugut kanë filluar importimin e naftës nga SHBA 

Ndërkohë, kompanitë e naftës në Korenë e Jugut për shkak të sanksioneve të SHBA-ve nevojat e naftës për vendin kanë filluar t’i sigurojnë nga vende si SHBA, Australia, Katari dhe Nigeria.

Koreja e Jugut ka importuar afërsisht 290,000 fuçi naftë bruto çdo ditë nga Irani, sipas të dhënave nga Korporata Kombëtare e Naftës Iraniane.

Kompania më e madhe e naftës në Korenë e Jugut “SK Innovation” njoftoi se për shkak të sanksioneve të SHBA-ve, që nga korriku ka ndaluar importimin e naftës së papërpunuar nga Irani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit