Maqedoni, mbi 120 kompani kanë marrë mbështetje për konkurrueshmëri dhe inovacione

Mos i humb

Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, në një konferencë për mediat informoi rreth realizimit të një pjese të masave për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si pjesë e programit të konkurrencës, inovacionit dhe ndërmarrësisë për vitin 2018.

Siç tha Bekteshi, këto masa kanë për qëllim të inkurajojnë kompanitë për rritjen dhe konkurrueshmërisë së tyre, për çka, kanë ndarë 38 milionë e 390 mijë denarë, duke pasuruar programin me masa të reja të hartuara sipas kërkesës dhe për të mirën e sipërmarrësve.

“Qëllimi ynë ishte që një numër më i madh i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të jenë në gjendje të përdorin fondet dhe të përfitojnë nga masat. Meqenëse ato janë nxitësit kryesorë të një ekonomie, jam i lumtur që kontribuojmë në lëvizjen e bazës ekonomike”, tha ministri Bekteshi.

Nga 13 masat për mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, masa më atraktive ishte – Mbështetja financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për të cilën masë u ndanë shumica e mjeteve, më saktësisht 20 milionë denarë, ndërsa shuma maksimale e subvencionit për kompani ishte 5 mijë euro.

Këtë vit, tha Bekteshi, 81 kompani morën mbështetje, kryesisht për blerjen e pajisjeve, veglave apo për zgjerim të objektit, me qëllim të zgjerimit të prodhimit apo aktivitetit të tyre, ndërsa janë subvencionuar edhe shpenzimet e zejtarëve, që paraqet vetëm fazën e pare.

Gjatë fazës së dytë është publikuar thirrje publike për projektet e bashkë-financimit dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe nxitjen e sipërmarrjes, me buxhet prej 2 milion denarëve, bashkë-financimin e aktiviteteve programore të rrjeteve të “engjëjve të biznesit” me 1 milion denarë, dhe blerjen e pajisjeve, instrumenteve, mjete nga ana e kompanive që do të përdoren ekskluzivisht për trajnimin e personave për aftësim për profesione, vlera arrin në 2.4 milion denarë.

Bekteshi apeloi deri tek kompanitë të aplikojnë për thirrjet publike që janë duke vijuar, gjë që do të ndihmonte ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në arritjen e një niveli më të lartë të konkurrueshmërisë dhe realizimit të aktiviteteve të tyre të parashikuara të biznesit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit