
Një tërmet me magnitudë 7,1 shkallë ka goditur rajonin Madre de Dios në kufirin mes Perusë dhe Brazilit.
Sipas Qendrës Amerikane për Vrojtime Gjeologjike, tërmeti në rajonin në të cilin gjendet pellgu i Amazonit në Peru është regjistruar 609 kilometra në thellësi të tokës.
Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale ose viktima.
Tërmetet e njohura si “tërmete me fokus të thellë”, që ndodhin në thellësi 300 deri në 700 kilometra, kryesisht regjistrohen në vende ku shtresat e tokës ndërthurren dhe ku gjenden të ashtuquajturat “zonat e subduksionit”./Rtv Islam/


