
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se për shkak të problemeve të sovranitetit territorial është i pamundur anëtarësimi i shpejtë i Gjeorgjisë në NATO.
Merkel e cila ndodhet për një vizitë në Gjeorgji, i është përgjigjur pyetjeve të studentëve në Universitetin Ivane Javakhishvili të Tbilisit, ku në lidhje me sovranitetit territorial të Gjeorgjisë ajo ka theksuar se territoret gjeorgjiane ndodhen nën pushtim.
“Kjo është një pushtim. 20 për qind e territorit të vendit janë pushtuar dhe kjo është një padrejtësi e madhe”, është shprehur Merkel, duke i cilësuar padrejtësi të madhe përjetimet në Abhazia dhe Osetia ku separatistët kanë shpallur pavarësinë e njëanshme nga Gjeorgjia.
“Duhet të jemi të hapur. Nuk mund të flasim për anëtarësim të shpejtë të Gjeorgjisë në NATO, për shkak të problemeve në Abhazia dhe Osetia. Ky është qëndrimi i Gjermanisë dhe ky do të mbetet”, ka theksuar Merkel.
Ajo tha se Gjeorgjia po afrohet me Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO-n, por se për shkak të problemeve të sovranitetit territoriale nuk është i mundur anëtarësimi i shpejtë në NATO.
Duke folur për marrëdhëniet e Rusisë me vendet e BE-së dhe NATO-n, Merkel ka mbrojtur idenë e saj se BE-ja dhe NATO nuk janë armiq të Rusisë dhe se duhet të vazhdohet bashkëpunimi me Rusinë kryesisht në çështjet e energjisë.
Merkel pas vizitës në Gjeorgji është larguar nga vendi për në Armeni./Rtv Islam/


