Selimi: Komandant Kumanova hero i idealit të bashkimit të shqiptarëve

Mos i humb

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka përkujtuar heroin Ismet Jashari, i njohur edhe si komandant Kumanova, në 20 vjetorin e rënies së tij.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se janë bërë 20 vjet nga përjetësimi i komandant Kumanovës. Sipas Selimit komandant Kumanova është simbol i bashkimit të shqiptarëve në luftën për liri.

“Ismet Jashari – Komandant Kumanova është simbol domethënës i bashkimit të shqiptarë ne luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai sot ka përvjetorin e rënies. Kushdo që sot e nderon Ismet Jasharin, kushdo që sot hedh lule mbi varrin e tij, kushdo që sot i kushton vargje e këngë, nuk duhet as ta fshehë e as ta harrojë idealin e tij”, ka shkruar Selimi.

Selimi më tutje shton se, “ai është hero i idealit të bashkimit të shqiptarëve që luftuan bashkë për të qenë të lirë e të bashkuar si komb”.

“Nuk mund të ketë nderim më të madh për heroin se sa t’ia nderojmë dhe t’ia çojmë përpara idealin e tij. Rroftë ideali i Ismet Jasharit për çlirim e bashkim kombëtar. Rroftë ideali i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai, transmeton kohanet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit