BE: Të procesuohen përgjegjësit për shkeljet sistematike në Mianmar

Mos i humb

Bashkimi Europian paralajmëron se situata në Arakan të Mianmarit vazhdon të mbetet serioze dhe kërkon procesuim për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në këtë rajon.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç në konferencën e sotme për media, tha se përfaqësuesit e Komisionit këtë javë do të takohen me përfaqësuesit e Misionit të hetuesve ndërkombëtarë për Mianmarin, i cili u formua nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se gjatë takimit do të diskutohet në detaje raporti, i cili u përpilua nga Misioni pas një pune 18 muajshe në terren.

“Hapat që Bashkimi Europian do të marrë në këtë çështje do të jetë objekt i konsultimeve mes anëtarëve”, ka thënë Kocijançiç, duke shtuar se situata në Arakan vazhdon të mbetet e rëndë dhe se përgjegjësit për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut duhet të ndiqen penalisht.

Ekipi i hetuesve të OKB-së në kuadër të Misionit për hetime të pavarura të ngjarjeve në Mianmar ka publikuar një raport, në të cilin kërkohet procesuimi i kreut ushtarak të Mianmarit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për gjenocid ndaj muslimanëve Rohingya./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit