Bashkimi Europian (BE) ka paralajmëruar kundërpërgjigje të shpejtë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vendosin tarifa shtesë ndaj mallrave europiane.
“Natyrisht, nëse SHBA zbaton tarifa shtesë ndaj mallrave me origjinë nga Europa, BE do të përgjigjet me shpejtësi”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Daniel Rosario, në brifingun ditor për media.
Presidenti amerikan Donald Trump më herët ka thënë se do të zbatojë 25 për qind tarifa shtesë për automobilat e importuar nga BE-ja.
Muajin e kaluar, kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trump për t’i diskutuar marrëdhëniet ekonomike./Rtv Islam/