YPG/PKK liron 40 terroristë të DEASH-it në këmbim të parave

Mos i humb

Organizata terroriste YPG/PKK në këmbim të parave ka liruar 40 terroristë të DEASH-it, të kapur në qarkun Tel Abyad të qytetit Rakka të pushtuar në Siri.

Sipas informacioneve të siguruara nga AA nëpërmjet burimeve të sigurta lokale në Tel Ebyad, mësohet se YPG/PKK ka arritur në marrëveshje për lirimin e 40 pjesëtarëve të DEASH-it në këmbim të parave.

Ende nuk dihet se ku kanë shkuar terroristët e liruar të DEASH-it.

Më parë AA ka njoftuar se organizata terroriste YPG/PKK po i liron pjesëtarët e DEASH-it me kushtin që ata të luftojnë kundër Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane për shkak të operacionit “Dega e Ullirit”.

YPG/PKK, e cila ka pushtuar rreth 28 për qind të territorit të Sirisë, edhe në muajin tetor të vitit të kaluar kishte evakuaar terroristët e DEASH-it nga qyteti Rakka, të cilët fillimisht i ka rrethuar në qendër të qytetit dhe më pas kishte arritur marrëveshje me to./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit