
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur gëzimin e tij pas vendimit të Komitetit LIBE për liberalizimin e vizave, ndërsa ka shkruar se Kosova po i ofrohet çdo ditë e më shumë vendimit final.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
“Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Europian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”./Kosova Post/


