Një person i pajetë është gjetur në lagjen Livade, në periferi të qytetit të Shkodrës.
Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Ferracaku, i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.
Shumë pranë trupit të viktimës, është gjetur edhe një automjet i djegur.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, të cilët po punojnë për të mbledhur prova dhe zbardhur krimin e rëndë./Top Channel/