Brnabiç kërcënon BE-në: Mos e testoni durimin tonë

Mos i humb

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka dërguar një mesazh shumë të ashpër në drejtim të BE-së, duke thënë se Prishtina nuk po i respekton marrëveshjet.

Ajo ka thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta testojë durimin e Serbisë, por të kuptojë rrethanat dhe të veprojë në bazë të tyre.

Në një fjalim publik, Brnabic, ka thënë se duhet një durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit e Kosovës, të cilët sipas saj janë “ të papërgjegjshëm, të pa parashikueshëm dhe njerëz që nuk I respektojnë marrëveshjet”.

Ajo ka thënë se nuk e kupton heshtjen e Bashkimit Europian, që sipas saj po i shërben Prishtinës për më shumë se pesë vite për të mos respektojë marrëveshjet për vizita të zyrtarëve serb në Kosovë.

Kjo deklaratë e Brnabic vjen pas vendimit  të autoriteteve kosovare që Vuçiçit t’i lejohet vizita në Kosovë por jo edhe në Liqenin e Ujmanit.

Për kërkesën e Vucicit që ta vizitojë Ujmanin gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka folur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, I cili ka thënë se nuk ka një bazë për një kërkesë të tillë. Ndërkohë Marko Gjuriç ka publikuar një email zyrtar që e ka pranuar nga autoritetet kosovare, ku thuhet se Vucicit i ndalohet vizita në Liqenin e Ujmanit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit