Percillet nga Enes bin Malik se Profeti alejhi selam iu afrua nje gruaje që po qante prane nje varri dhe i tha asaj: ” Frikesoju Zotit dhe bëj durim!” Ajo pa e njohur kush ishte iu pergjigj: ” Largohu nga une se ty nuk te ka ndodhur ajo që më ka ndodhur mua!”
Profeti alejhi selam pas ketyre fjaleve u largua nga ajo. Kur te pranishmit e njoftuan se personi qe e keshilloi ishte vete Profeti alejhi selam, ajo nxitoi drejt shtepise se tij per tu shfajesuar dhe nuk gjeti rojtare tek dera, por Profeti alejhi selam i tha: ” Durimi i vërtetë është që në momentet e para.”
(Muslimi)
Dobitë e hadithit:
1. Dhembshuria e Profetit alejhi selam, me keshillen qe i dha gruas.
2. Korigjimi i gabimit – promovimi i te mires dhe ndalimit nga e keqja – të gruas nga Profeti alejhi selam, e cila po qante përtej kufijve te lejuar.
3. Mosreagimi i Profetit alejhi selam pas fjaleve të pahijshme te gruas tregon se ai asnjëhere nuk hakmerrej për vetveten, por vetem kur cenoheshin kufijte e Allahut.
4. Profeti alejhi selam e justifikoi dhe toleroi gruan per shkak te gjendjes se renduar emocionale te saj.
5. Gruaja iu pergjigj ne ate menyre Profetit alejhi selam, sepse nuk e njohu ate dhe kjo tregon se gabimet qe kryhen nga padituria duhet te tolerohen dhe i padituri te mesohet.
6. Fakti qe gruaja nuk e njohu Profetin alejhi selam tregon thjeshtesine e tij në veshje, duke mos u dalluar nga sahabet e tjerë.
7. Durimi i vertete është që në momentet e para te veshtiresise, sepse durimi me pas mund te jete thjesht dorezim apo pamundesi e njeriut per te ndryshuar situaten.
/Medialb.press/