Sudani i Jugut, 21 të vdekur nga rrëzimi i një avioni

Mos i humb

Një zyrtar lokal tha se 21 persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni në liqen në Sudanin e Jugut.

Taban Abel Aguek, ministri i Informacionit në qytetin Yirol, tha se një avion komercial fluturoi nga kryeqyteti Juba.

Ai shtoi se zyrtarët po hetojnë shkakun e rënies së avionit, që ndodhi sot.

Aguek vuri në dukje se aksidentit i ka mbijetuar një fëmijë 6 vjeç, një burrë dhe një i huaj nga Europa, i cili u operua urgjentisht dhe është në gjendje kritike.

“Njerëzit ishin kudo”, tha Aguek nga vendi i ngjarjes.

Yirol ndodhet në pjesën qendrore të Sudanit të Jugut./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit