Presidenti i Moldavisë pëson aksident në trafik

Mos i humb

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka pësuar një aksident trafiku.

Sipas mediave vendase, një kamion i cili vinte nga drejtimi i kundërt ka goditur automjetin e presidentit Dodon, përderisa ishte duke lëvizur me eskortën zyrtare në hyrje të qytetit Staseni në Moldavi.

Dodon, së bashku me pjesëtarët e familjes që ishin pranë tij janë dërguar në spitalin e kryeqytetit Kishinjev.

Drejtori i spitalit, Mihau Ciocanu bëri të ditur se presidenti 43 vjeçar Dodon dhe anëtarët e familjes së tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidenti Dodon nuk ka ndonjë rrezik për jetën, por ka disa dhimbje të shkaktuara nga aksidenti”, thotë Ciocanu./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit