Qeveria po e keqpërdor çështjen e formimit të ushtrisë

Mos i humb

Ndonëse para dy ditësh Qeveria e Kosovës votoi Pakon e Projektligjeve për Transformimin e FSK-së në Ushtri, një gjë e tillë mbetet e vështirë për t’u realizuar.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se reagimet e NATO-s dhe të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të ardhura pas vendimit të Qeverisë, tregojnë se bërja e ushtrisë nuk do të lejohet të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve ligjore, duke shpërfillur amendamentimet e Kushtetutës.

Pavarësisht deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ku thuhej se institucionet e Kosovës nuk janë konsultuar me ta për vendimin mbi ushtrinë, nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë “Zërit” se kryeministri Ramush Haradinaj është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën në fjalë.

Në Qeveri thonë se për këtë veprim kanë përkrahjen e aleatëve ndërkombëtarë, derisa në anën tjetër opozita po vlerëson se kjo Qeveri, por edhe ato para kësaj po luajnë “pingpong” me ushtrinë.

Përfaqësuesit e opozitës shprehen tejet skeptikë nëse nisma e Haradinajt mund të shkojë deri në fund, pikërisht pasi sipas tyre qëndrimi i ndërkombëtarëve nuk ka ndryshuar.

Ndonëse e mbështesin krijimin e ushtrisë, ata thonë se nisma e kreut të ekzekuti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit