
Kryeshefi i kompanisë së Telekomit të Kosovës, Gent Begolli, ka pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për të biseduar rreth krizës financiare të Telekomit.
Gjatë këtij takimi Begolli tha se e ka njoftuar ministrin rreth masave që ka marr se si do të mund të dilet nga kriza në të cilën Telekomi gjendet tash e disa muaj, e që disa prej tyre janë rreth reduktimit të shpenzimeve.
“Patëm takim me ministrin ku e informuam rreth inciativave dhe masave qe kemi marr per daljen nga kriza e Telekomit të Kosoves, uljen e të gjitha shpenzimeve operative, investimet qe do t’i kemi në tekntikë dhe investimeve të tjera dhe i treguam ministrit që do t’i motivojmë punëtoret”,tha Begolli
Më tutje Begolli tha se është thyer një rekord nga të hyrat në Telekomin e Kosovës që nga viti 2009, muaji gusht dhe korrik ka qenë fitimprurës me mbi 8 milion të të hyrave.
“Telekomi i Kosovës ka thyer rekord të të hyrave në gusht, i kemi 8 milion e 700 e 41 mijë euro të hyrave, në muajin gusht shumë më mirë se muajt tjerë, unë kom fillu punën me 1 korrik, kështu që këto dy muaj janë shumë të mirë”, u shpreh Begolli
Ndërsa ministri Lluka tha se qëllimi i vizitës është që të bisedohet rreth një mundësie për t’ia kthyer imazhin e mirë Telekomit të Kosovës dhe se inkuadrimi i Bankës Botërore do të jetë inkurajues dhe hapa shumë pozitivë drejt daljes së krizës.
“Qëllimi i vizitës ishte që nga afer ta shohim gjendjen e Telekomit dhe të mundohemi të ia kthejmë imazhin pozitiv dhe të shihen rezultate. Ajo çka është me rëndësi është ta inkaudrojm Bankën Botërore që ta bëjnë pjesen e rekistruimit. Unë besoj që janë hapat e para mjaft inkurajues drejt daljes nga kriza”, u shpreh Lluka./Kosova Post/


