BE: Marrëveshja për Idlibin të garantojë mbrojtjen e civilëve

Mos i humb

Bashkimi Europian ka kërkuar që marrëveshja mes Turqisë dhe Rusisë për formimin e një zone të demilitarizuar në Idlib “të garantojë jetën e civilëve”.

“Presim që marrëveshja për Idlibin të garantojë mbrojtjen e jetës së civilëve dhe vazhdimin pa ndërprerje të ndihmave humanitare”, është shprehur zëdhënësja e komisionit të BE-së, Maja Kocijançiç.

Kocijançiç po ashtu ka rikujtuar se BE-ja më parë ka paralajmëruar se një sulm i mundshëm ushtarak në Idlib do të rrezikonte jetën e miliona civilëve duke shkaktuar një fatkeqësi njerëzore.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim të zhvilluar dje në Soçi të Rusisë vendosën për formimin e një zone të demilitarizuar në Idlib./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit