Hoxha takohet me Hahnin, vjen lajmi i mirë për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka takuar komisionarin për zgjerim të Bashkimit Europian, z. Johannes Hahn gjatë Konferencës së 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Europës që po mbahet në Salzburg.

Ministrja falënderoi Z. Hahn, për përkushtimin e tij për liberalizimin e vizave si dhe për zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor. Ministrja kërkoi mbështetjen e z. Hahn që procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për kosovarët të përshpejtohet dhe përmbyllet gjatë këtij viti.

Ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne jemi duke çuar përpara Agjendën e Reformave Europiane, dhe me dinamikë të shtuar po realizojmë masat e planifikuara nga MSA-ja, ceku Ministrja Hoxha. Pas përmbushjes së kushteve përkatëse, presim qe edhe vendet anëtare dhe institucionet e BE-së të kryejnë të gjithë hapat procedural dhe procesi te përmbyllet pa vonesa.

Komisionari për zgjerim të BE-së, z. Hahn, theksoi se Kosova e ka mbështetjen e tij për procesin integrues, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Z. Hahn inkurajoi Ministren Hoxha që Kosova të vazhdojë me reformat sidomos në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike dhe të bërit biznes./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit