Somalia shënon një vjetorin e bombardimeve në Mogadishu

Mos i humb

Somalia shënon përvjetorin e parë të një prej sulmeve më vdekjeprurëse në botë që nga 11 shtatori në SHBA, kur një bombardim kamionësh në zemër të Mogadishut shkaktoi vdekjen mbi 500 personave.

Kujtimet janë ende të freskëta në një vend i cili është përballur me dekada të kaosit vdekjeprurës dhe sulmeve nga grupi ekstremist al-Shabab. Sulmi i 14 tetorit të vitit 2017 ishte aq shkatërrues saqë al-Shabab kurrë nuk mori përgjegjësinë në mesin e zemërimit lokal.

Derisa somalezët mblidhen për një memorial të ri me një minutë heshtjeje, mediat lokale raportojnë se njeriu i akuzuar për orkestrimin e bombardimeve është ekzekutuar.

Shumë shpresojnë se vëmendja globale ndaj bombardimeve do të sjellë ndihmën e shumë nevojshme për qeverinë e brishtë qendrore dhe forcat e sigurisë, të cilët në vitet e ardhshme pritet të marrin përsipër sigurinë e vendit nga paqeruajtësit e Unionit Afrikan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit