Parlamenti i Etiopisë sot miratoi një projektligj që shkurton 29 ministritë ekzistuese në 19, me qëllim që t’i bëjë institucionet më efikase dhe pa korrupsion.
Ky është ristrukturimi i parë i madh i organit ekzekutiv pasi udhëheqësi më i ri i Afrikës, Abiy Ahmed, erdhi në pushtet më 2 prill dhe ishte pjesë e reformave të tij për ta bërë qeverinë më efikase dhe më të përgjegjshme.
“Projektligji konsiderohet thelbësor për ta bërë qeverinë të përgjegjshme ndaj nevojave të njerëzve, për të kursyer përdorimin e burimeve dhe për t’i bërë institucionet të afta për të krijuar pasuri”, tha Ahmed në parlament.
Kryeministri gjithashtu tha se projektligji konsiderohet i nevojshëm për të pasur sukses në luftën e vendit kundër korrupsionit.
Gjashtë muajt e fundit janë regjistruar përplasje të shumta etnike në vend, duke rezultuar në vrasjen e qindra dhe zhvendosjen e 2.8 milionë njerëzve duke e bërë Etiopinë numër një në botë për nga numri i njerëzve të zhvendosur në vitin 2018.
Megjithatë, dhjetëra mijëra të zhvendosur janë rehabilituar dhe janë bashkuar me komunitetet e tyre përkatëse gjatë javëve të fundit./Rtv Islam/