Duke filluar nga 1 nëntori, ndotja e ajrit në Indi do të arrijë shkallën më të lartë ndonjëherë në stinën e vjeshtës, njoftoi Autoriteti i Pavarur i Ndotjes së Mjedisit.
Ndotja do të përfshijë kryeqytetin New Delhi dhe rrethinën e tij. Siç njoftohet, faktor për rritjen e niveleve tashmë të larta të ndotjes së ajrit është bartja e mjegullës dhe tymit të shkaktuar nga djegia e barërave të thata në fusha në shtetet veriore Haryana dhe Punjab.
Në New Delhi dhe rrethinë, niveli i grimcave PM2.5 ka arritur në 187, që paraqet gjashtëfishin e maksimumit të përshtatshëm të caktuar nga Organziata Botërore e Shëndetësisë.
Autoriteti qendror i qeverisë për Kontrollin e Ndotjes ka paralajmëruar qytetarët të mos bëjnë vrapime jashtë në orët e lindjes dhe perëndimit të diellit, ndërsa ka paralajmëruar personat që vuajnë nga astma të mbajnë afër vetes barnat. Po ashtu, qytetarët janë këshilluar të vendosin maska sanitare në rrugë./Rtv Islam/