
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun. Seanca do të mbahet këtë të mërkurë.
Kryesia ka vendosur që kjo seancë të mbahet me fillim prej orës 10:00, ku do të vendoset për rrjedhën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa të enjten do të mbahet seancë e rregullt.
Për seancë të jashtëzakonshme ishin mbledhur 42 nënshkrime të deputetëve lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve”./Kosova Post/


