Veseli thirrje për politikanët: Lerëni inatet, mos i krijoni kushte Vuçiçit të tregohet i moderuar

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndarje asnjëherë. A ka lutur spektrin politik që të jenë të bashkuar rreth kësaj kauze në të kundërtën sipas tij Vuçiçit po i krijohen kushte ta tregoj veten të moderuar e kjo do të jetë e dëmshme për Kosovën.

“Ndarje nuk do të ketë kurrë. Nuk duhet të lejojmë krijimin e një pushteti të re. Nëse ne shkojmë të ndarë dhe i lejojmë Vuçiçit që të shkojë dhe të tregojë veten të moderuar, kjo është shumë e dëmshme”, tha Veseli pas mbledhjes se sotme të kryesisë ku u vendos për seancë të jashtzakonshme për dialogun.

Sipas Veselit duhet që të evitohen paraprakisht interesat elektorale për qeshtje madhore të Kosovës

“Ne e kemi një drejtim. Të kemi nëj qëndrim të përbashkët nacional në çështjen e ballafaqimit me Serbinë. Unë shpresoj se do t’ia arrijmë dhe ftoj dhe partitë tjera që t’i lënë anash egot dhe interesat e tyre të ngushta” tha Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit