MASHT-i shpall e më pas tërheq konkursin për 30 drejtorë të Departamenteve

Mos i humb

Paraditen e së enjtes, në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit mungonin konkurset për drejtorë të departamenteve, të cilat i kishte tërhequr ministria një ditë pasi i publikoi.

Megjithatë, KTV-ja ka arritur të sigurojë kërkesat e konkursit të postuar në ueb-faqe, me datën 30 tetor.

MASHT-i, kishte hapur konkurs për drejtor për arsim e aftësim profesional, drejtor të integrimeve evropiane, etj.

Drejtorët e larguar nga puna nuk kanë folur para kamerës, por ata supozojnë se konkursi mund të jetë larguar për t’ua përshtatur kushtet militantëve të Partisë Nisma Social Demokrate, pjesë e së cilës është ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Mirëpo, pas interesimit të KTV-së, rreth orës 14:00 MASHT-i i ka publikuar sërish konkurset për drejtor të departamenteve.

Se janë larguar konkurset, e ka pranuar edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Ai, nëpërmjet një përgjigjeje elektronike, është arsyetuar se janë bërë disa gabime teknike.

“Sa kam informacione, janë bërë disa lëshime teknike në gjuhën serbe. Paragjykimet tjera janë pa vlerë. Do të jetë një transparencë që nuk ka ekzistuar asnjëherë në institucionet publike”, ka thënë ministri Bytyqi.

MASHT-i muajin e kaluar i kishte larguar nga puna rreth 30 drejtorë dhe zyrtarë të divizioneve të ndryshme me arsyetimin se duan ta reformojnë këtë institucion dhe të marrin persona kompetent për këto pozita. Drejtorët e larguar në fillim të javës e kanë paditur Qeverinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit