LDK dhe PDK bëhen bashkë, bojktojnë seancën e jashtëzakonshme

Mos i humb

LDK-ja dhe PDK-ja janë bërë bashkë për bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Pejës.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Pejës, që ishte planifikuar të mbahej të martën, për shqyrtimin e dënimeve të shqiptuara ndaj Komunës së Pejës nga gjykatat prej fillimit të vitit 2014 e deri në fund të qershorit të vitit 2018, ka dështuar të mbahet në mungesë të kuorumit.

Kjo seancë ishte thirrur me iniciativën e Reshat Nurbojës, këshilltar i subjektit opozitar Alternativa në Kuvendin Komunal të Pejës, dhe e përkrahur nga tri subjektet e tjera opozitare AAK, LVV dhe Nisma. Mirëpo në këtë seancë munguan këshilltarët e LDK-së dhe të PDK-së, si dhe një këshilltar i AAK-së dhe këshilltari i Nismës, shkruan sot Koha Ditore.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Islam Husaj, tregoi se thirrja e kësaj seance kishte plotësuar aspektin ligjor, por meqenëse të pranishëm ishin vetëm 14 anëtarë të Kuvendit, prej 35 sa janë gjithsej, nuk ka kuorum për vazhdimin e seancën.

Me qëllim që të mos paraqitet në sallën e Kuvendit ndonjë këshilltar prej subjekteve pozitare, Husaj bëri 30 minuta pauzë, por edhe pas pauzës asnjë këshilltar nga dy subjektet pozitare, LDK dhe PDK, nuk erdhi, dhe kryesuesi, në mungesë të kuorumit, e shtyri seancën për një datë të pacaktuar, derisa të sigurohet kuorumi për mbajtjen e kësaj seance./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit