Fevziu i mbyllë mikrofonin deputetit Noka, ja si reagon ai!

Mos i humb

Përplasja mes Qeverisë dhe Presidencës lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, ka shkaktuar debate të forta në emisionin “Opinion”.

Në këtë debat është përfshirë drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, i cili është ndërprerë disa herë nga deputeti demokrat Flamur Noka.

Situata është acaruar aq shumë, saqë Fevziu ka kërkuar nga regjia që Nokës t’i bllokohet mikrofoni, pasi nuk mund të mbante fjalim parlamentar në emision.

Debati i plotë

Noka: Shumë po i bënë fresk Rilindjes, i ndërpreve fjalën opozitës

Fevziu: Nuk i ndërpreva fjalën opozitës, por Flamur Nokës

Vëre çik mendjen në punë zotëri

Noka: Ty këtu të ka poshtëruar Saimir Tahiri

Fevziu: Ku? Ma thuaj???

Ma nxirr këtu të ma thuash. Pusho. Këtu rregullat i vendos unë

Noka: I ke hequr fjalën opozitës

Fevziu: Ti këtu nuk mban dot fjalim. Ti mos të kishe aleancë shtypin sot, do ishe zi e më zi

More vesh apo jo, mua s’ ma mbyll dot gojën, as ti, as ndonjë tjetër

Rri mos të flas për mesazhet që i çoni qeverisë

Noka: Cilat mesazhe?

Fevziu: Rri mos të flas për mesazhet që i çonit Fatmir Xhafajt

Ti nuk guxon të më përmendësh fjalën fresk mua

Noka: Vazhdo, vazhdo. TD.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit