
Edicioni i dytë i Forumi rinor botëror në këtë vit u mbajt në Sharm El Sheikh-Egjipt, i njohur si qyteti i paqes. Pjesëmarrës në këtë event të rinisë nga 143 vende të botës ishte edhe studenti i stomatoëogjisë nga Kosova Hali Ismaili, i cili edhe ishte ndier krenar për përfaqsimin e shtetit të tij.
Për përvojën, ndjenjën që kishte si pjesmarrës në Forumin Botëror Rinor në Egjip, flet studenti i stomatologjisë në Turqi Haki Ismaili, i cili ndër të tjera, tha se ishte ishte krenar që pati nderi ta përfaqësoj vendin e tij në këtë forum mbarë botërorë. “Jam shumë i nderuar që përfaqësova të rinjtë e vendit tim. Gjithashtu dëshirojë të falënderojë presidentin Abdelfattah Al Sisi, për ftesën dhe pritjen e që na bëri.
Gjithashtu z. Haki Ismaili, theksoi se kishte nderin të ishte në një seancë të hapur me presidentin dhe ku poashtu shfrytëzoi rastin ta pyeste presidentin egjiptian për marrëdhëniet e Egjiptit me vendet e Ballkanit, veçanërisht Kosovën. “Shpresojnë të zgjerojmë marrëdhëniet midis dy shteteve të Egjiptit dhe Kosovës si dhe shkëmbimin e mendimeve dhe ideve të rinisë në të dy vendet”, i ishte përgjigjur presidenti egjiptas.
Për më tepër studenti Ismaili, ka shprehur falenderim të veçantë për Komitetin e organizatorëve, derisa ka shprehur lumturinë e tij, teksa flamuri i Kosovës ka valuar së atë event së bashku me flamujt e 143 vendeve të tjera pjesmarrëse. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që po shoh flamurin e Kosovës në një ngjarje kaq të madhe”, ka thënë studenti Hakiu.
Ndryshe. Forumi Rinor Botëror është një ngjarje e madhe për të rinjtë që t’i lejojnë ata të shprehin idetë dhe mendimet e tyre. Në forumin e të rinjve u fol për ndërtimin e udhëheqësve të ardhshëm, të drejtat e grave, rolin e sipërmarrësve dhe fillimin e biznesit në rritjen ekonomike globale dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara drejt një bote më të integruar./Kosova Post/


